12 të infektuar me COVID janë të shtruar në spital, ku një është në gjendje më të rënduar.

Nga 1,147 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 70 qytetarë.
27 janë në Tiranë, 11 në Sarandë, 4 në Elbasan, 3 Gjirokastër, 2 në Pukë, Durrës, Fier, Lushnje, Vlorë, Himarë, Delvinë, Kuçovë, 1 në Shkodër, Lezhë, Kukës, Kruje, Kavajë, Patos, Divjakë, Libohovë, Gramsh.

434 janë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në 24 orët e fundit në vend nuk ka asnëjë humbje jete.

Janë shëruar 140 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,603 që nga fillimi i epidemisë.

“Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes”, sipas ministrisë.

Statistika (29 Mars 2022)
Raste të reja ditore 70
Të shëruar në 24 orë 140
Të shtruar në spitale 12
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1,147

Testime totale 1,775,588
Raste pozitive 273,529
Raste të shëruara 269,603
Raste Aktive 434
Humbje jete 3,492

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 233
Vlorë 60
Fier 34
Gjirokastër 30
Berat 17
Elbasan 15
Shkodër 13
Kukës 9
Durrës 9
Korçë 6
Dibër 6
Lezhë 2

 

Top Channel