Kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla ka bërë me dije se kanë nisur konsultimet për zgjedhjen e presidentit të ri për Republikën e Shqipërisë.

Teksa foli për mediat në përfundim të mbledhjes së grupit të Partisë Socialiste, Balla tha se procesi i zgjedhjes së pasardhësit të Ilir Metës do të nisë jo më vonë se 24 maji. Balla i bëri thirrje deputetëve të sjellin propozimet e tyre për emrin e kreut të ri të shtetit.

Taulant Balla: Në 31 mars është mbledhja radhës. Do kemi një kalendar të procesit që do të çojë në zgjedhjen e presidentit të republikës, jo më vonë se 24 maj do të ketë filluar procesi i zgjedhjes së presidentit të Republikës. PS ka udhëheqësinë, pasi është me shumicë parlamentare. Bashkë me mua do të jetë edhe Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri si të mandatuar për të konsultuar me grupet e tjera parlamentare për të ngritur një dialog për procesin e zgjedhjes së Presidentit. Deputetëve i është kërkuar që të vijnë me propozime konkrete që ne të kemi gati një short-list që mund të jenë kandidaturat e nevojshme. Pastaj do depozitohen në sekretarinë e Kuvendit.

Top Channel