Rusia po përgatit një listë me shtetet që i konsideron jo mike, pasi kanë mbështetur Ukrainën dhe i kanë shpallur sanksione Rusisë, pasi kjo e fundit nisi pushtimin ndaj vendit fqinj më 24 shkurt.
Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov ka njoftuar se Moska po përgatit një dekret për të kufizuar hyrjen e qytetarëve nga disa shtete, mes të cilave dhe Shqipëria.
Shqipëria, anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit ka dënuar agresionin rus, duke qenë një ndër zërat kryesorë kundër Rusisë.
Edhe qeveria shqiptare i është bashkuar shteteve të tjera që kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë, që përfshijnë mbylljen e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë për operatorët rusë, ndalimi i eksportit të disa mallrave, specifikisht atyre që ndihmojnë në përmirësimin e teknologjisë të cilat mund të kontribuojnë në përmirësimin teknologjik të Rusisë në sektorin e saj të mbrojtjes dhe sigurisë. Shqipëria nuk do të marrë më pjesë në asnjë përballje sportive me Federatën Ruse deri në dhënien fund të pushtimit të Ukrainës
Top Channel