Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Manzë Durrës, ku sot do të hapen dyert për 230 apartamente të reja për banorët që humbën shtëpinë nga tërmeti më 26 nëntor të dy viteve më parë.

Teksa Rama përshëndetet me banorët, në sfond është vënë kënga e krushqve dhe kryeministri shfaqet i buzëqeshur nga kjo arritje e radhës. Kryeministri nuk hezitoi që të thumbonte të gjithë ata që sipas tij sulmojnë dhe hedhin akuza duke thënë se në momentet kur hapen dyert e apartamenteve për banorët, e cilëson si gjënë më të vlefshme që të bëjë këtë detyrë.

Rama: Ti gëzoni shtëpitë, janë tuajat si pronë e patundshme dhe si trashëgimi për fëmijët tuaj falas. Ky është një nga ato momente kur njeriu që për shkak të detyrës duhet të përballet çdo ditë me çdo lloj pengesash por edhe sulmesh, baltërash, akuzash, shpifjesh, fabrikimesh thotë “hallall të gjitha” se ja vlen shumë që të bësh këtë detyrë, ti gjendesh pranë kaq shumë njerëzve në një hall të madh si humbja e shtëpisë në pak sekonda nga një fatkeqësi natyrore. Ja vlen të jesh aty për kaq shumë njerëz dhe së bashku me të tjerë të bësh të mundur që në një kohë të shkurtër, gjithë këta njerëz të kthehen në shtëpi më të sigurta, më të bukura dhe që janë shumë më të mira.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel