Rama: Lërjani sherrin të tjerëve, ne do ja dalim ta ngjisim Shqipërinë

28/03/2022 12:21

Kryeministri Edi Rama ka folur para banorëve në Manëz, Durrës teksa presin të hyjnë në shtëpitë e reja. Nuk ka hezituar të ironizojë të gjithë ata që thonë se nuk mund të bëjnë dot gjëra duke thënë se do ia lënë sherrin të tjerëve dhe të vijojnë të ngjisin Shqipërinë aty ku e meriton.

Rama: Nëse themi që do ta bëjmë diçka, ne do ta bëjmë.

Siç kemi bërë me këtë lagje që do të hapë dyert për ju që të filloni të sistemoheni, siç do të vijojmë me lagjet e tjera në Durrës apo Tiranë. Ne do vijojmë të bëjmë dhe gjithë punët e tjera për ta bërë këtë vend më të mirë dhe pa harruar që nëse shumëçka e kemi nisur vetëm pak vite më parë, do të ishte nisur 20-25 vjet më parë, do të ishte në një situatë tjetër, por ky nuk është faji ynë. Detyrën e kemi marrë pak më shumë se 8 vjet më parë dhe i kemi nisur shumë gjëra nga e para.

Çdo gjë që ka të bëjë me shtetndërtimin kërkon kohën e vet. Ne do ja dalim ta ngjisim Shqipërinë aty ku e meriton. Rrugën e kemi pasur të vështirë për shkak të goditjeve që na kanë ardhur.

Uroj shumë që jeta e re që do të filloni në këtë lagje të jetë e gëzuar. Lërjani sherrin të tjerëve. Ju këtu jeni bashkëqytetarë dhe pjesëtarë të të njëjtit komunitet të ri.

Top Channel