IKMT vijon prishjen e objekteve pa leje, ‘përplaset’ me pronarët e një hoteli në Radhimë

28/03/2022 12:22

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar këtë të hënë prishjen e objekteve në bregdet ndërsa është ndaluar në zonën e Radhimës.

IKMT, së bashku me forca të shumta policore kanë ndërhyrë në një hotel tre katësh në Radhimë. Sipas IKMT ndërhyrja ishte me qëllim objektet te cilat nuk janë klasifikuar nga procesi i legalizimit.

Ndërkohë ndërhyrja është kundërshtuar nga pronarë të hotelit. Por këta të fundit janë ende në proces legalizimi dhe në proces gjyqësor me IKMT. Disponojnë dokumentat e tokës ku është ndërtuar hoteli.

Ndërkohë hoteli është dhënë prej dhjetorit me qera ndaj një shtetasje italiane ndërsa ngrenë pretendimin se janë lajmëruar vetëm pak dite më parë dhe pikërisht të premten.

Shtetasit italianë që kanë investuar kanë deklaruar se këtë çështje do ta ndjekin deri në fund duke e cilësuar të padrejtë ndërhyrjen e IKMT.

Top Channel