Është përshkallëzuar situata në Vlorë, ku IKMT kërkon të prishë një hotel tre katësh.

Pronarët dhe të afërmit po kundështojnë prishjen, ndërkohë një prej tyre ka marrë fëmijën dhe ka hipur mbi taracë, duke kërcënuar se do të hidhet nëse i prishet  ndërtesa.

Disa prej banorëve dëgjohen teksa qajnë, ndërsa kanë ndërhyrë punonjësit e policisë për t’i larguar nga banesat.

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar këtë të hënë prishjen e objekteve në bregdetin e Vlorës, ndërsa është ndalur në zonën e Radhimës.

IKMT, së bashku me forca të shumta policore kanë ndërhyrë në një hotel tre-katësh në Radhimë. Sipas IKMT ndërhyrja ishte për objektet të cilat nuk janë klasifikuar nga procesi i legalizimit.

Pronarë e hotelit janë ende në proces legalizimi dhe në proces gjyqësor me IKMT dhe disponojnë dokumentet e tokës ku është ndërtuar hoteli.

Ndërkohë hoteli i është dhënë prej dhjetorit me qira një shtetaseje italiane.

Shtetasit italianë që kanë investuar kanë deklaruar se këtë çështje do ta ndjekin deri në fund duke e cilësuar të padrejtë ndërhyrjen e IKMT-së.

Top Channel