Helmi i minjve mbyll fabrikën, aromat e kimikateve shkaktojnë probleme te punonjësit

28/03/2022 15:23

Disa punonjëse të një ndërmarrjeje u dërguan me urgjencë në spitalin e Durrësit me simptoma helmimi.

Sipas burimeve spitalore, punonjëset janë paraqitur me gjendje të fikëti, këputje e ndjesi të vjellash. Sipas mjekëve të shërbimit të urgjencës, gjendja e tyre është nën kontroll, ndërkohë që do të jenë analizat toksikologjike që do të përcaktojnë shkakun e helmimit.

Gratë janë punonjëse të një ndërmarrjeje që prodhon kabllo për makinat  në  superstradën Durrës – Tiranë ku dhe dyshohet se janë helmuar nga avujt e çliruar nga dezinfektimi i mjediseve të fabrikës për brejtës. Punonjëset kanë pasur simptoma që në mëngjes dhe mjeku i fabrikës u ka kërkuar që të shkojnë në banesë, por gjendja e disave prej tyre është rënduar ndaj kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Top Channel