Çmimet Oskar dhe shuplaka e Will Smith: Më ofenduan gruan! CODA, filmi më i mirë!

28/03/2022 12:38

Për herë të parë pas dy vjetësh, teatri Dolby në Los Anxheles shtron tapetin e kuq për ceremoninë e çmimeve më të mëdha të kinematografisë.

Pas pandemisë dhe një organizimi pothuajse tërësisht virtual në vitin 2021 me audiencën të regjistruar më të ulët ndonjëherë, çmimet Oscar u përpoqën këtë radhë të rimerrnin vendin e tyre në kulturën amerikane me programin e këtij viti. Dhe Jehan nuk mungoi. Trofeun kryesor, statuetën e filmit më të mirë e rrëmbeu drama CODA mbi sfidat e një familjeje të shurdhër, filmi i parë nga platforma Apple TV+ që fitoi çmimin kryesor të Akademisë së Filmit.

Por, edicioni i 94-të i Oscars do të diskutohet gjatë dhe për një episod të pazakontë shuplakën që aktori Will Smith i dha komedianit Chris Rock, pasi ai bëri një shaka mbi gruan e aktorit,  Jada Pinkett Smith. “Jada mezi po pret GI Jane2” tha Rock duke bërë shaka me kokën e qethur të aktores, që në fakt është pasojë e humbjes së flokëve të saj nga alopecia. Smith u ngrit nga vendi e shkoi dhe e goditi duke i kërkuar të mos e përmendte më bashkëshorten e tij.

Më pas, teksa mori çmimin e aktorit më të mirë, Smith kërkoi publikisht ndjesë për gjestin e tij. Ky ishte i pari Oskar që Smith ka marrë gjatë karrierës së tij, dhe e fitoi për rolin në King Richard, ku portretizoi babanë e dy tenisteve amerikane, Venus dhe Serena Williams.Pas incidentit, Akademia e Filmit tha përmes Twitterit se “nuk pranon dhunën në asnjë formë”. Jane Campion sakaq u bë gruaja e tretë që fitoi Çmimin Oscar për regjisoren më të mirë për filmin Power of the Dog. Jessica Chastain fitoi çmimin për aktoren më të mirë për rolin e saj në The Eyes of Tammy Faye. Troy Kotsur, bëri histori duke u bërë personi i parë i shurdhër që fitoi Oscar, për rolin e tij si aktori më i mirë dytësor në filmin CODA. Ndërkaq, Ariana DeBose, fitoi çmimin për aktoren më të mirë dytësore në filmin West Side Story. Filmi që sigoi më shumë çmime në këtë edicion sakaq ishte Dune, i kategorisë fantashkencë. Ceremonia e çmimeve Oskar pati një transmetim maratonë në Top Channel, me programin e nisur pak para mesnate në një pjesë kushtuar dhe Shqipërisë e kinemasë. Ky është viti i pestë që Top Channel gëzon ekskluzivitetin e çmimeve Oscar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA