Kryetari i grupit parlament, Taulant Balla ka folur për mediat në përfundim të mbledhjes së grupit të Partisë Socialiste. Balla bëri me dije se kanë nisur konsultimet për propozimin e presidentit të ri, i cili sipas tij do të jetë më normal se Ilir Meta.
Balla: U zhvillua mbledhja me prezencën e kryetarit. Kemi diskutuar për të gjitha këto cështje dhe dua t’ju them që sot jemi në kohën e duhur për të inicuar dhe në aspektin e kalendarit të Kuvendit, një proces që do ta quaja të rëndësishëm. TRë mos jetë proces kulisash, por demokratik. Kushdo që ka propozim konkret, është i mirëseardhur ta bëjë. Grupi së bashku me Spiropalin dhe Gjiknurin do të përfaqësojë në cdo lloj forme diskutimi.
Shqipëria sot ka nevojë për një president normal. Duke qenë se këto kohë kemi pasur president që është palë mes palëve të opozitës dhe ne na duhet që Shqipëria në vitin 2022 të zgjedhë një president i cili të jetë i kundërt me atë që përfaqëson dhe ka përfaqësuar Ilir Meta. Në 2022, Shqipëria të ketë një president shumë më të mirë se presidentin që i mbaron mandati më 24 korrik.
Top Channel