Arrestohen 9 persona në Tiranë, procedohen penalisht 10 të tjerë. Ja akuzat

28/03/2022 13:26

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 9 persona dhe ka nisur hetimin ndaj 10 të tjerëve për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– E. K., 27 vjeç dhe A. B., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.

Ata dyshohet se kanë vjedhur sende të ndryshme në magazinën në pronësi të shtetasit M. K. Përvec kësaj, dyshohet se janë autorë të tre raste të tjera të vjedhjeve, konkretisht:

-Më datë 24.02.2022 dhe më datë 17.03.2022, dyshohet se kanë vjedhur në magazinën në pronësi të shtetasit S. I.;

-Më datë 28.02.2022, dyshohet se kanë vjedhur vegla pune në magazinën në pronësi të shtetasit R. H.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të:

– S. M., 53 vjeç, S. S., 54 vjeç, dhe A. Gj., 48 vjeç, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”;

– A. D., 58 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. M., 40 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve G. M., 39 vjeç dhe B. M., 60 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjete e tyre, në gjendje të dehur.

Ndërsa 10 të tjerë janë proceduar penalisht  pasi janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin në parkingun në pronësi të shtetasit Y. S. dhe nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të ndaluar.

Ata janë identifikuar si:

– A. S., 20 vjeç, Y. S., 50 vjeç, A. S., 47 vjeç, A. K., 28 vjeç, I. K., 51 vjeç, O. S., 40 vjeç, Sh. L., 35 vjeç, F. L., 42 vjeç, A. L., 41 vjeç dhe E. L., 38 vjeç, për veprat penale “Demtime te tjera me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA