504 qytetarë janë aktivë me COVID në vendin tonë, ndërsa 14 pacientë po marrin trajtim në spitale.

Nga 804 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 27 qytetarë. 15 janë regjistruar në Tiranë, 3 në Gramsh, 2 në Fier, Delvinë, Gjirokastër,  1 në Kukës, Lushnjë, Berat.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 14 pacientë, nga të cilët një është në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit nuk mundi ta fitonte betejën me COVID-in një 82-vjeçar nga Tirana.

Janë shëruar 38 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,463 që nga fillimi i epidemisë.

“Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes”, sipas ministrisë.

Statistika (28 Mars 2022)

Raste të reja ditore           27

Të shëruar në 24 orë        38

Të shtruar në spitale         14

Humbje jete në 24 orë       1

Testime ditore                   804

Testime totale               1,774,441

Raste pozitive                   273,459

Raste të shëruara             269,463

Raste Aktive                             504

Humbje jete                           3,492

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              256

Vlorë                68

Fier                  51

Gjirokastër      37

Berat                 20

Elbasan           19

Shkodër           15

Kukës              12

Durrës             10

Korçë              8

Dibër                6

Lezhë                2

Top Channel