Ndryshe standartit që krijoi gjatë kësaj kohe duke u kthyer në një institucion hermetik, KLP njoftoi se do te hapë dyert të hënën mbasi qeveria e Prokurororëve do të votojë për të zgjedhur kryetarin e ri të këshillit të Lartë të Prokurorisë .

Por deri më tani ka deklaruar kandidaturën vetëm zëvendës kryetari Alfred Balla, i zgjedhur nga Parlamenti nga shoqëria civile . Në platformën e shpërndarë anëtarëve, Balla nënvizon se mes sfidave kryesore, menaxhimin nga ana e këtij institucioni te vakuumit te krijuar nga shkarkimi i dhjetëra prokuroreve prej vettingut.

Stand up zgjedhja e kryetarit është me rëndësi edhe për median sa kohë institucioni i  ri i reformës në drejtësi  i mbylli dyert gjate kesaj kohe. Por kandidati Balla thotë ne rrjetet sociale se do ti hape dyert e KLP mbasi ‘ nuk ka asgjë për t’ju fshehur shqiptareve”

Votimi i anëtarëve të KLP që do të kryhet në polin e drejtësisë, është thirrur mbas  përfundimit të mandatit të Gent Ibrahimit.

Top Channel