Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, gjatë vizitës së saj në Nju Jork, ka zhvilluar një takim me ekipin shqiptar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ajo theksoi se Shqipëria ka patur performancë shumë të suksesshme në muajt e parë të mandatit, duke rritur shumë profilin dhe imazhin e vendit tonë në botë.

“Shqipëria do të kryesojë Presidencën e Këshillit të Sigurimit në muajin qershor, çka është edhe momenti kulmor i punës sonë gjatë vitit të parë të mandatit, jo vetëm në terma prestigji, por edhe sepse vendi ynë do të marrë një rol akoma më të rëndësishëm në përcaktimin e agjendës dhe punës së Këshillit të Sigurimit dhe do të ketë mundësinë të avancojë akoma më shumë agjendën e prioriteteve dhe interesat e Shqipërisë”, u shpreh ministrja Xhaçka.

Duke iu referuar axhendës së Shqipërisë gjatë presidencës, MEPJ Xhaçka theksoi se përpjekjet globale kundër ekstremizmit të dhunshëm, agjenda e grave, paqes dhe sigurisë do të jenë prioritetet kryesore. Ajo porositi ekipin që Ukraina të vijojë të ketë vëmendjen e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB.

Gjatë mandatit dy vjeçar si anëtar i KS, vendi ynë do të kryesojë Presidencën e Këshillit të Sigurimit në qershor të këtij viti dhe në tetor të vitit 2023, periudha gjatë të cilave Shqipëria do të ketë mundësinë më të mirë për të avancuar akoma edhe më shumë agjendën e prioriteteve ndërkombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA