Duke nisur prej orës 2 të mëngjesit, akrepat e orës shkuan 60 minuta para duke lënjë pas orën dimërore dhe hyrë në atë verore.

Tashmë do të flini pak më pak, por nga ana tjetër regjimi i ri për orë do t’ju lejojë të përfitoni nga rrezet e diellit deri vonë.

Orët e dorës klasike dhe të gjitha orët analoge në përgjithësi mund të rregullohen të shtunën në mbrëmje, para se të shkoni në shtrat.

Por është me e thjeshtë për telefonat tanë inteligjentë, orët inteligjente, PC-të dhe tabletët, të cilat do të përditësohen automatikisht.

Në ekosistemin shtëpiak të pajisjeve dixhitale, pajisjet elektronike që nuk janë në gjendje të vetërregullohen pasi janë shkëputur nga rrjeti. Ora e furrës, ajo e mikrovalës dhe llojet e tjera të aparateve “jo inteligjente” do të duhet të rregullohen manualisht.

Ndryshimi i orës është në fuqi prej vitit 1916 me gjithë kërkesat e vazhdueshme për heqjen e saj.

Ora verore do të qëndrojë në fuqi deri në fundjavën e fundit të tetorit: ndërmjet të shtunës 29 dhe të dielës 30 tetor 2022, ku akrepat do të ndryshojnë 60 minuta, duke shënuar kështu rivendosjen e orës diellore.

Top Channel