26/12 16:55
Kombëtarja shqiptare përballet me Gjeorgjinë në ndeshjen e radhës, më 29 mars.
Futbollisti Armando Broja, përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet shqiptare, fton shqiptarët të bashkohen në stadium.
Ai falenderon tifozët për mbështetjen që kanë treguar dhe shton se shpreson t’i shohë në ndeshjen kundër Gjeorgjisë, të martën, në orën 18:00.
Një ditë më parë, Shqipëria u përball me Spanjën, një ndeshje që e humbën në minutat e fundit, por gjithë kohës tregoi aftësinë për t’u përballur dhe me skuadra të forta si Spanja.
🗣 @armandobroja9 ka një mesazh për tifozët ❤️🖤
Ju presim në 🏟 “Air Albania”, më 29 mars, 🕕 18:00
Shqipëri 🇦🇱 – 🇬🇪 Gjeorgji pic.twitter.com/4pmkkYOY56
— FSHF (@FSHForg) March 27, 2022
Top Channel