Dyert e mortit janë hapur për 26-vjeçarin që ndërroi jetë në zjarrin që përfshiu Komisariatin e Policisë në Kamëz.

Arben Mici, arrestuar për “Dhunë në familje” dyshohet se i vuri zjarrin me çakmak dhomës ku po qëndronte, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Si pasojë e flakëve dhe asfiksisë ai ndërroi jetë në spital, ndërsa u plagos një polic dhe i arrestuari tjetër Dilaver Idrizi.

Trupi ka mbërritur në shtëpinë e tij dhe pritet dërgimi për në banesën e fundit.

Top Channel