Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi përmes një deklarate për mediat ka dënuar dy shpërthimet me tritol të ndodhura një ditë më parë në qytet.

Ajo tha se gjendja e rendit dhe sigurisë është në alarm duke rrezikuar, ku po rrezikohet jeta e qytetarëve të thjeshtë të Shkodrës.

Pjesë nga Deklarata: 

Është e vërtetë, janë dy ngjarje që kanë tronditur qytetin, bizneset dhe sigurinë e të gjithëve. Ngjarje të tilla rëndojnë jo vetëm për sigurinë por edhe për imazhin e qytetit tone, pasi është qyteti i artit kulturës e vëllazërisë.

Kërkesa ime për të gjitha institucionet është të zbardhin menjëherë gjithçka çfarë ka ndodhur dhe të sigurojnë sigurinë maksimale. Shteti ynë ka patur shpeshherë cënim të sigurisë dhe kjo tregon mungesën e efiçencës së profesionalizmit. Prandaj ngjarjet e sotme bëjnë thirrje të fortë për siguri publike në Shkodër dhe në gjithë qytetet e Shqipërisë.

Pamjet e sigurisë janë të disponueshme dhe policia e shtetit ka informacionin. Ne këtë vit kemi vendosur buxhet shtese për kamerat e sigurisë, jo vetëm për çështje të tilla por edhe për të ofruar siguri të përditshmërisë dhe ngjarjet e mirëmbajtjes së hapësirave publike.

Nuk kam informacion në lidhje me procesimin që policia ka bërë, pasi informacionin e zotëron në mënyrë profesionale.

Top Channel