Berisha do mbështetje: Do fitojmë si në ’98-tën kur pata botën kundër

27/03/2022 20:08

Pasi fitoi betejën për të marrë PD-në me gjyq e me vota, Sali Berisha ka nisur fushatën më të vështirë: atë që të binde edhe opinionin e gjerë publik se mund të fitojë zgjedhjet dhe të qeverisë, duke qenë person ‘non grata’ nga aleati strategjik i Shqipërisë e shqiptarëve: Shtetet e Bashkuara.

“Pse u godit Sali Berisha? Vetëm që PD-ja të bëhej shtojcë e PS-së. Por ne shtojcë nuk bëhemi. Ju më pyesni: a fiton PD-ja me Sali Berishën në krye? Unë them fiton. Në 1998 kam pasur botën kundër dhe kemi fituar. Fituam sepse besuam te e drejta. Unë për një kauzë të drejtë luftoj deri në fund. Unë jam i bindur se do fitojmë”, tha Berisha.

Ditën që u rikthye në selinë blu, Berishës iu tha nga kryetari i komanduar i PD-së se me një person ‘non grata’ PD-ja nuk vjen në pushtet.  Këtë të diel, ish-kryetari i PD-së iu rikthye foltoreve në rrethe për të dëshmuar pikërisht të kundërtën

Top Channel