Denis Telo, 30-vjeçari i njohur si “Manakau i Tiranës” ka rënë në pranga, pas dhunës së ushtruar ndaj dy vajzave.

Ai u arrestua, pasi vajzat A. R., 26 vjeçe dhe M. R., 29 vjeçe, banuese të dyja në Rrugën e Bogdanëve, raportuan se një shtetas i ka goditur me grushte pa arsye po në këtë rrugë, rast i cili është bërë publik dhe në rrjete sociale.

Pas denoncimit, shërbimet e Policisë ndërhynë  dhe arrestuan Telon.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel