Pamjet e rënda në kronikën më sipër tregojnë momentin kur Denis Telo sulmon në mes të ditës dy motrat Ruko.

Të shtunën rreth orës 13:00 Mirela dhe Albina dolën për të bërë pazar pranë rrugës së Bogdanëve, por u dhunuan fizikisht nga një person i panjohur I cili dyshohet se ka probleme mendore.

Një person që godet në mes të rrugës nga hiçi… ne kemi dëmtime në pjesën e kokës, syrit, trupit, shpatullës. Nuk mund të lësh dikë të të godasë me grushta pafund dhe të mos reagosh”, thotë Albina.

Denisi është dhunues përsëritës. Në polici për të flenë 8 kallëzime për të njëjtën vepër me kalimtare të tjera, por pas denoncimit të dy aktivisteve të Organizatës Politike dhe organizimit të një proteste përpara Drejtorisë së Policisë 30-vjeçari u vu në pranga nga forcat e Komisariatit nr 3 në Tiranë.

Ne vajzat dhe gratë e kemi lirinë për të ecur në qytet, por atë liri na e kanë marrë institucione si prokuroria, policia dhe gjykatat Pse lirohet Danieli? Pse na marrin lirinë”, shprehet Mirela.

Top Channel