Policia e kantonit të Zyrihut në Zvicër për herë të parë kërkon ndihmën e qytetarëve shqiptarë, duke vënë një shpërblim prej 10’000 frangash për çdo informacion që do të çoj në identifikimin dhe dënimin e autorëve të një vrasje në vitin 1999.
Në njoftimin e policisë së Zyrihut thuhet se më 3 nëntor 1999, në Schlieren, u plagos për vdekje nga të shtënat me armë zjarri në atë kohë një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut.
Ndërsa shoqëruesi i tij u plagos.
Viktimat ishin shqiptarë të Maqedonisë së Veriut me vendbanim në Kantonin e Solothurnit.
Si i dyshuar u identifikua një person 18-vjeçar, nga Shqipëria.
Për këtë shkak ai u burgos në Itali në vitin 2000 dhe u ekstradua në Zvicër në 2002.
Në mungesë të provave të mjaftueshme, procesi ndaj tij u pezullua më 2003.
Hetimet e deritashme nxorën në pah se vepra të ndryshme penale u bënë, me gjasë, nga persona të rrethit të të dyshuarit dhe të viktimës.
Ekziston dyshimi se personat e përfshirë dhe të marrë në pyetje janë kufizuar vetëdijshëm në dhënien e informacioneve, mbi vrasësin dhe motivin e tij me qëllim që të mos e ngarkojnë veten e tyre.
Personat nga rrethi i atëhershëm i pjesëmarrësve, me njohuri mbi aktin dhe motivin, duhet të kontaktojnë, Policinë e Kantonit të Zyrihut, duke iu vënë në dispozicion shumën e 10.000 frangave.
Top Channel