Gjatë ditës së sotme, moti do të jetë i qëndrueshëm paradite, ndërsa pasdite do të ketë vranësira në veri të Shqipërisë.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 21°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor dhe në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

Republika e Kosovës do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë dominim të motit të kthjellët. Por herë pas here parashikohet të ketë kalime të pakta vranësirash gjatë orëve të pasdites.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel