Muze për Sterio Spasen, është hapur në fshatin Gollomboç të Pustecit
26/03/2022 12:25
Shtëpia muze e Sterio Spases është hapur në fshatin Gollomboç në Pustec.
Dorëshkrimet origjinale të Spases, objektet e tij personale por edhe elementë të tjerë që e kthejnë atë në një atraksion turistik dhe kulturor për zonën janë ekspozuar në ndërtesën që ju nënshtrua rikonstruksionit duke u kthyer kështu në muzeun e parë që hapet në Pustec.
Për djalin e shkrimtarit ky mbetet një moment emocionues që jetëson kujtimin e shkrimtarit.
Pas ndërtimit të muzeut për të përmirësuar edhe më tepër infrastrukturën turistike të zonës parashikohen edhe disa ndërhyrje të tjera në rrugë dhe sheshet.
Top Channel