Gjirokastra po jeton një fundjavë karnavalesh që janë rikthyer si traditë vetëm dy vite më parë pasi kishin munguar për rreth shtatë dekada. Dikur karnavalet kanë qenë një prej festave më të gëzueshme , një ritual pagan që zgjonte qytetin nga plogështia e dimrit dhe i dedikohej purifikimit dhe rifillimit të jetës.

Vetëm katër fotografi historike i kanë mbetur qytetit sipas studiuesit Ilir Lluri nga fillim shekulli i kaluar por memorja historike e festës që ka pasur tërësisht identitet lokal është duke u dokumentuar.

Karnavalet që sigurisht kanë ndryshuar në paraqitjen vizuale por jo ne përmbajtje edhe këtë vit po sjellin në Gjirokastrë qindra vizitorë. Qyteti është duke ofruar një paradë të maskave, muzikë traditcionale, banda muzikore për orët e mbrëmjes, kulinari të stinës, dhe larmi aktivitetesh në natyrë.

Operatorët turistikë tërhoqën vëmendjen edhe gjatë vitit të kaluar për mospublikimin në kohë të kalendarit të aktiviteteve çka i bën ngjarje si karnavalet më pak komerciale për turizmin.

2 vitet e kaluara sezoni turistik nisi pothuajse në Korrik për Gjirokastrën, ishte i shkurtër dhe me të ardhura minimale ndërsa këtë vit vizitorët po mbërrijnë që prej fillimit të Marsit çka lë vend për më shumë optimizëm.

Top Channel