FOTO/ Athina uroi shqiptarët për festat e Nëntorit, ndriçohet me flamurin e Greqisë Akademia e Arteve

26/03/2022 08:20

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uron shtetin fqinj, Greqinë për festën e Pavarësisë me një foto ku duket flamuri grek i vendosur në shenjë nderimi në Akademinë e Arteve te sheshi “Nënë Tereza” në kryeqytet.

“Pas urimit të veçantë nga Athina për festat e Nëntorit, si fqinj të mirë, edhe Tirana i uron të gjithë qytetarëve grekë, gëzuar Ditën e Pavarësisë!” , shkruan Veliaj në Twitter.

Në 109 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë shatërvani në sheshin Omonia në Athinë u “vesh” me ngjyren e kuqe në nderim të Dites se Pavaresise të Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA