Ekskluzivisht në programin Artkand sapo është publikuar një vepër e Sadik Kacelit “Krizantemat”, vaj në kanavacë, 40×45 cm, vitet ’60, me çmimin fillestar 6000 euro.
Kaceli pasi mbaroj shkëlqyeshëm “Shkollën e Vizatimit”, të kësaj periudhe janë portretet e ” Mixhës” , ” Hamallit”, “Mësuesit” si dhe portretin e “Myzeqarit” që është në G. K. Te Arteve , vazhdoi studimet e larta në ” Shkollën Superiore të Arteve te Bukura” në Paris me shumë sukses.
Ka marrë dy medalje të arta dhe një medalje të argjentë. Do të ekspozojë në ketë periudhë në ekspozitat me prestigjioze te Parisit. Është autori i Stemës se Republikës si dhe autori i estetizimit te Flamurit Kombëtar.
I pari që do te krijojë në gjininë e grafikës profesionale, i pari artist që do të realizoje në gjininë e pllakatit. Po ashtu i pari që do të shënojë fillimin e kritikës artistike duke polemizuar me poetin Arshi Pipa.
Është ndër themeluesit kryesore te institucioneve artistike si Liceun Artistik, Galerinë e Arteve etj, pedagog i shumë brezave të artisteve dhe i vlerësuar me shume çmime për krijimtarinë e tij artistike.
Është vlerësuar me titujt “Artist i Merituar” , “Artist i Popullit” , “Qytetare Nderi i Tiranës” , si dhe “Nder i Kombit”.
Top Channel