25/11 07:31
Presidenti amerikan ka paralajmëruar Vladimir Putinin që të mos shkelë në asnjë “pëllëmbë” të territorit të NATO-s.
Në fjalimin e tij në Varshavë, Biden tha se sanksionet mund ta bëjnë Moskën të përfundojë luftën në Ukrainë.
“Rusia nuk duhet të prekë asnjë pëllëmbë të NATO-s. Të gjitha demokracitë e botës kanë përgjegjësinë për të ndihmuar Ukrainën. Lufta ka qenë tashmë një dështim strategjik për Rusinë”, shtoi ai.
Biden tha se duke marrë parasysh përparimin e tij në luftë, duket se Putin nuk ka qenë student i mirë i historisë. “Pushtimi i Ukrainës nuk ishte veprim i një kombi të madh”, shtoi Biden.
Top Channel