Disa anëtarë të Komisionit të Rithemelimit kanë mbërritur në selinë e PD ku po inspektojnë dyert dhe zyrat.

Mes tyre është Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Klevis Balliu. Në fjalën e tij për mediat, Noka tha se do të lënë pas hijet e së shkuarës ndërsa theksoi se selia blu do të jetë e hapur edhe për Lulzim Bashën.

Noka: Dy janë mesazhet që mund t’ju sjellim, çbunkerizimi i PD dhe rruga me çdo demokrat nga më i thjeshtinë bazë deri tek deputetët në qendër. Pas bunkerizimit të partisë, kjo godinë do të jetë e hapur për çdo demokrat. Kjo periudhë do i kalojë të shkuarës, nuk do të doja që as ta kujtonim këtë situatë që ka kaluar PD dhe demokratët. Nuk mund të rrimë peng i hijeve të bunkerit, as i mentaliteteve të vjetra të përçarjes dhe beteja do të jetë me regjimin për ta rrëzuar se po i pi gjakun shqiptarëve.

Pyetje: A ka më vend për Lulzim Bashën në PD?

Noka: Në PD ka vend për çdo qytetar të lirë të këtij vendi, i cili nuk pajtohet me regjimin dhe është kundër këtij regjimi. Sigurisht nuk do jetë më parti e bravave e blindave. Kjo forcë do të jetë e hapur për Bashën si një nga kolegët tanë dhe këdo tjetër.

Jemi në të njëjtën forcë politike, kemi të njëjtën rrugë dhe regjim. jemi të hapur për çdo gjë. vetëm ndarje nuk kemi më, vetëm në funksion të bashkimit. Jemi në çdo moment në kontakt me kolegët tanë deputetë dhe të gjithë demokratët. Fryma jonë është bashkim. Kjo parti nuk është prona e askujt, por e demokratëve. Neve që na është dhënë votëbesimi nga demokratët, kemi një detyrë, ti bashkojmë demokratët dhe ta vitalizojmë këtë forcë për ta bërë fituese siç ka qenë gjithmonë.

Demokratët janë tolerantë dhe mendjehapur. E dinë mirë që po nuk hodhën pas hijet e së shkuarës, nuk ecin para, po mbetëm peng i blindeve nuk ecim para. Kryetarin e grupit parlamentar do e takojmë sërish. Kemi rënë dje dakord për të vijuar bisedimet dhe absolutisht do të mblidhet.

Top Channel