Shtëpia e demokratëve prej mesditës së 25 marsit ka pronar të ri, ish pronarin e vjetër.

Një parabole ironike me premtimin me te madh të pambajtur të demokratëve, kthimin e pronave. Sali Berishës këtë herë nuk iu desh forca për të  hapur dyert e blinduara ashtu sikurse ndodhi me 8 janar. Atë dite mbështetësit e tij qëndronin  jashtë godinës se PD te kthyer në një kala, ndërsa Lulzim Basha rrethohej brenda  nga besnikët e tij.

Shumë ujëra kanë rrjedhur në tre muaj, palët shkarkuan  dhe përjashtuan njëri-tjetrin, vendosën vija të kuqe, ata që me 8 janar mbronin kryetarin nga sulmi i paraardhëst të tij ndryshuan krah dhe nisen revoltën nga brenda për ta larguar.

Por, Lulzim Basha kushtëzoi dorëheqjen e tij me largimin e Sali Berishës. Rezistenca e ish-liderit demokrat solli ne Tiranë Elmar Brok, por negociatat  e ish eurodeputetit prodhuan një dorëheqje që la shume pikëpyetje pas.

Kam vendosur të hedh një hap pas duke u dorëhequr nga detyra si kryetari i Partisë Demokratike“, tha Basha kur njoftoi dorëheqjen.

Ajo që nuk tha  Lulzim Basha është nëse ikja e tij kishte biletë kthimi, por ajo që ishte e qartë ishte  qëndrimi i Sali Berishës. Ai befas, fshiu nga fjalori i tij pseudonimin më të goditur politik te kësaj beteje, “Lulzim brava”.

Unë nuk do t’i them më deputeti Brava, do t’i them deputeti Basha. Po të ishte në zyrë do i jepja dorën“, tha Berisha dje nga selia blu.

Krejt papritur demokratët që ishin shpallur armiq shtrënguan duart, ku në sy panë njeri-tjetrin ata që u goditën dhe u plagosen.

Sot ama zyrat dhe godinat janë të mjaftueshme për të dy qëndruar të dyja palët.

Edhe pse jo më në  zyrën e kryetarit, duket se ne të njëjtën godinë ku do të qëndrojë Sali Berisha ka vend edhe për Lulzim Bashën.

Nuk do jetë parti as e bravave as e blindave. Është parti e hapur për të gjithë, për Lulzim Bashën dhe për këdo tjetër“, pohoi Noka dje.

Basha duket nuk ka nxitim. I parë ndërsa udhëton sërish drejt Holandës, duket ai e ka një siguri që do ketë një cep për të në selinë blu. Dhe kjo nuk ka kaluar pa u vënë re, nga ata që deri dje e sulmonin, apo e mbështesnin.  Të gjithë ata qe tani ndjehen jashtë asaj qe po ndodh në selinë blu, e shohin ketë, si një pazar.

Për Flutura Açkën, e para qe mbrojti Bashën pas 9 shtatorit e deri në 9 janar, dhimbja përfshin të përdorurit, dhe ajo përmes vargjeve, nuk përjashtoj as vetveten.

Si gjithmonë askush nuk u kërkon ndjese njerëzve te thjeshtë. Demokratet u përçanë, u përplasen, u goditen mes njëri tjetrit,  te nxitur nga liderët e tyre. Lider që në fund u puthem, u përqafuan dhe u ulen bashke ne selinë blu. Për te gjithë ata pati vend. Përveç demokrateve te thjeshte, te cilët kërkuan bashkim për fitore, por morëm ripajtimin si pazar.

Top Channel