Zëvendësministrja e Bujqësisë Ermira Gjeci, ka bërë raportimin e përditshëm mbi situatën e gripit të shpendëve pasi gjatë orëve të fundit janë zbuluar dy vatra të reja në Divjakë dhe në Devoll.
“Aktualisht kemi një vatër të re në Divjakë dhe në Devoll, po shtohen masat për mbajtjen nën kontroll të situatës. Po kryhet tamponimi sipas rrezes që është vendosur, dhe po bëhet shuarja e vatrave. AKU ka kryer kontrolle në të gjithë territorin, deri tani nuk janë evidentuar shkelje, policia e shtetit është në bashkëpunim. Sigurojmë konsumatorët që nuk ka asnjë problem për mishin dhe vezët, që duhet ti gatuani me temperaturë më të lartë se 70 grade celsius”, u shpreh zëvendësministrja.
Kur u pyet në lidhje me faktin se kush do ti mbulojë kostot e groposjes së shpendëve, Gjeçi tha:
“Unë nuk e di se kujt kompani i referoheni, është bashkëpunim mes qeverisjes vendore, me ministrinë e Bujqësisë, sa i përket problematikës që ju i referoheni. Kategoria e pulave që ne kemi, janë ato për vezë dhe për mish, pularitë që janë për mish janë të kontrolluara.
Kompanitë janë të deklaruara dhe normalisht kjo ka sjellë një pakësim të numrit të vezëve, është një virus që ka infektuar Europën dhe jo më larg se dje dhe SHBA. Shkakton probleme vetëm në tufat e shpendëve, dhe jo te konsumatorët.
Shqetësimi jonë është pakësimi i tufës, një nga vendet më të mëdhenj eksportues të vezëve është Ukraina, dhe kjo ka sjellë edhe një rritje çmimesh”.
Top Channel