Xhaçka takon ambasadoren amerikane në OKB: Shqipëria dhe SHBA-ja dënojnë deri në fund agresionin rus

25/03/2022 19:00

Shqipëria dhe SHBA-ja do të vazhdojnë të jenë në vijën e parë të dënimit të agresionit rus në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, shkruan ministrja e Jashtme Olta Xhaçka.

Pas takimit me ambasadoren  e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, Xhaçka bëri një postim në rrjetet sociale, ku thekson se “Shqipëria dhe SHBA kanë qenë dhe do të vazhdojnë të jenë në vijën e parë të dënimit të agresionit rus në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe kudo në mbrojtje të vlerave, parimeve, normave dhe rregullave ndërkombëtare dhe do të vazhdojmë të punojmë për të siguruar llogaridhënien”.

Shqipëria, anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që përfaqësohet nga Ferit Hoxha ka dënuar agresionin rus, ndërkohë që ka kërkuar shtimin e sanksioneve ndaj Rusisë.

Top Channel