Inspektori i Lartë i Drejtësisë pritet të nisë hetimin disiplinor ndaj gjyqtarit Agron Zhukri, që pranoi sot kërkesën e grupit të Rithemelimit, duke e njohur si organ drejtues të PD-së.
Përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso bërë me dije këtë të premte se Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin për të njohur grupin e rithemelimit si organin drejtues të PD.
Vendimi u dha nga gjyqtari Agron Zhukri, duke i hapur kështu rrugë marrjes së drejtimit të Partisë Demokratike nga 29 anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, i cili përmes votës së 4935 delegatëve në Kuvendin e 11 Dhjetorit shkarkoi nga postet drejtuese Lulzim Bashën, nënkryetarët, Sekretarin e Përgjithshëm dhe Kryesinë. Me regjistrimin në gjykatë të statutit të 11 Dhjetorit, gjykata i njohu Komisionit të Rithemelimit të drejtën e rikthimit në selinë e Partisë Demokratike, si dhe vulën e simbolet e reja të miratuara në Kuvendin e tyre.
Top Channel