Serbët e Mitrovicës në protestë/ Kundërshtojnë vendimin e shkarkimit të drejtueses së gjykatës

25/03/2022 19:58

Nëpër sheshet e Mitrovicës së Veriut kanë protestuar serbët e Kosovës.

“Kurti ke shkatërruar marrëveshjen e Brukselit, shkatërruar gjithçka” dhe “Serbëve po u rrezikohet mbijetesa në Kosovë e Metohi” qenë thirrjet e protestës së të premtes. Serbët protestuan paqësisht për të drejtat e tyre u tha prej udhëheqësit të marshimit, njëkohësisht edhe Ministrit të Qeverisë së Kosovës, Goran Rakiq. Ai njoftoi të gjithë serbët që punojnë në institucionet e Kosovës po vetë-suspendohen.

Goran Rakiq: Nuk do të punojmë asnjë prej nesh, derisa ta kthejnë në punë kryetaren e Gjykatës. Askush nuk frikësohet, i çoj porosi Kurtit dhe policisë që ndodhet në Veri. Do të mbesim këtu do të luftojmë për të drejtat tona. Nuk duam asgjë më shumë se që kanë shqiptarët. Nuk duam t’i marrim asgjë dikujt, vetëm duam që që na takon.

Pjesë e protestës qenë edhe anëtarët tjerë të Listës Serbe të cilët gëzojnë mandatin e deputetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Disa prej protestuesve mbanin në duar edhe thirrjen “UN 1244 Ndihmë”, duke nënkuptuar se serbët e Kosovës janë të rrezikuar. E vetë ata thanë që po protestojnë për të drejtat e tyre.

Gjatë së premtes u protestua edhe në Gracanicë. E gjithë kjo erdhi pas pezullimit të kryetares së Gjykatës së Mitrovicës, Ljlijana Stevanonivq nga detyra, pasi e njëjta bashkë me pesë komandantë të Policisë së Kosovës morën pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Beograd. Po ashtu edhe mosmbajtjes së zgjedhjeve parlamentare e presidenciale të Serbisë edhe në territorin e Kosovës.

Top Channel