Ministria ruse e mbrojtjes ka përditësuar shifrat e ushtarëve të vrarë në Ukrainë, ku thotë se janë 1,351 viktima dhe 3,825 të plagosur, raporton agjencia e lajmeve Ria Novosti, sipas BBC.
Burimet ushtarake ukrainase më parë pretenduan se 15,000 ushtarë rusë janë vrarë, megjithëse kjo shifër mund të përfshijë të plagosur si dhe të vdekur.
Inteligjenca amerikane mendon se gjysma e këtij numri mund të ketë vdekur.
Statistikat e para nga ministria ruse e mbrojtjes për viktimat ishte më 2 mars dhe deklaroi se 498 ushtarë kishin vdekur gjatë pushtimit.
Më 21 mars, gazeta pro-Kremlinit, Komsomolskaya Pravda (KP), botoi një artikull duke cituar ministrinë e mbrojtjes të thoshte se 9,861 ushtarakë rusë ishin vrarë në luftë.
Më vonë, një pjesë e atij artikulli u zhduk dhe redaktori i KP-së i tha BBC-së se informacioni kishte qenë rezultat i një hakeri.
Top Channel