Borti i Transparencës ka vendosur sërish rritjen e çmimit të naftës, duke e çuar në 245 lekë për litër, nga 233 që ishte këtë javë.

Çmimi i naftës do të rritet në 245 lekë për litër me vendimin e bordit, që pritet të behet nesër publik, pra gati 12 lekë më shumë.

Ndërkohë çmimi i benzinës mbetet po njësoj, pra në 218 lekë.

Edhe çmimi i gazi ka mbetur i pandryshuar, në 93 lekë.

Sipas shoqatës se hidrokarbureve, vendimi vlen deri ditën e martë, në mbledhjen e radhës së bordit. Bëhet me dije se ka ndryshuar metodologjia e llogaritjes se çmimit, nga formula fillestare qe bordi ka ndjekur ne caktimin e çmimeve te karburanteve.

Top Channel