Rama reagon për sulmin në depon e naftës në Arabinë Saudite: OKB të dënojë organizatën terroriste që po cenon sigurinë e energjisë

25/03/2022 18:47

Krim të neveritshëm e cilëson kryeministri Edi Rama shpërthimin që ndodhi këtë të premte në një depo nafte në qytetin saudit të Jeddah.

Sulmi u mor përsipër nga rebelët Houthi të Jemenit. Rama, në reagimin e tij në rrjetin social “Twitter” shkruan se Shqipëria qëndron në krah të Arabisë Saudite dhe u bën thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së që të dënojnë me vendosmëri organizatën terroriste që qëndron pas sulmeve të tilla.

Media shtetërore saudite  raportoi një seri sulmesh me dron dhe raketa nga grupi Houthi i Jemenit i mbështetur nga Irani ndërsa shtëllunga e madhe e tymi të zi mbuloi qytetin, i cili të dielën do të mirëpresë një garë të Formula 1.

Sipas Reuters objekt i  sulmit ishte rafineria shtetërore e naftës  Aramco. Ndërkohë sulmi u reflektua menjëherë në çmimin e naftës, Nafta e papërpunuar Brent u rrit me 1,01 dollarë, ose në 120,23 dollarë për fuçi në orën 11:50 të mëngjesit ET dhe nafta e papërpunuar e Teksasit Perëndimor (ËTI) u rrit me 95 cent, ose 0,9 për qind, në 113,37 dollarë. Të dy kishin rënë me 3 dollarë më parë.

Një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite tha se zjarri u vu nën kontroll në dy depozita në rafinerinë e naftës të Aramco dhe se nuk kishte viktima, njoftoi televizioni shtetëror Al Arabiya.

“Tregu,tashmë po shmangte furnizimet ruse të naftës, dhe tani ka një tjetër gjë për t’u shqetësuar me sulmet e Houthi-ve që mund të ndikojnë në prodhimin e Arabisë Saudite,” tha Andrew Lipow, president i Lipow Oil Associates në Hjuston, duke vënë në dukje se sulmet nga Houthi po bëheshin më të shpeshta.

Sulmi vjen vetëm pesë ditë pasi grupi Houthi gjuajti raketa dhe dron në objektet saudite të energjisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA