Pas vendimit të gjykatës, demokratët e Shkodrës vënë portretin e Berishës në seli

25/03/2022 14:11

Menjëherë pas vendimit të Gjykatës, e cila regjistroi ndryshimet e Statutit të dala nga Kuvendi i 11 Dhjetorit, kanë filluar ndryshimet e para.

Demokratet e Shkodrës nuk kanë humbur kohë dhe kanë vendosur portretin e Sali Berishës në portën kryesore të selisë qendrore.

Kujtojmë se Partia Socialiste ka fituar 5 nga 6 bashkitë që morën pjesë në zgjedhjet e pjesshme të mbajtura më 6 mars. PS fitoi në bashkitë Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë Dibër dhe Durrës. Vetëm në Shkodër, garën deri tani po e fiton kandidati i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’, Bardh Spahia.

PD me në krye Lulzim Bashën jo vetëm nuk arriti të merrte asnjë bashki në këto zgjehdje, por u shpall forcë e tretë me më pak vota se koalicioni i Berishës.

Top Channel