Pas hetimit të thelluar, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 3 kompani të plehrave kimike

25/03/2022 15:26

Pas hetimit të thelluar për 10 kompani të plehrave kimike, Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur 3 prej tyre.

Veç gjobave, tregu i plehrave kimike do të jetë nën hetim nga Autoriteti i Konkurrencës edhe për 1 vit nga data e daljes së këtij vendimi.

Njoftimi

Komisioni i Konkurrencës, bazuar në nenin 4, pika 1, gërmat a) dhe c), nenin 24, gërma d), nenin 26, nenin 43, pika 5, nenin 74, pika 1, gërma a), të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”,

VENDOSI:

I. Mbylljen e procedurës së hetimit të thelluar në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike DAP, Nitrat dhe Ure, ndaj dërmarrjeve: ARLI INTERNACIONAL SHPK, AGRO BLEND SHPK, MBM SHPK, ECO-GREEN SHPK, LILA SHPK, AGRO-MENS SHPK, ÇAÇA SHPK, IAM SHPK,
AGROHELP-SA SHPK dhe BESNIKU SHPK.

II. Gjobitjen e ndërmarrjes AGRO BLEND SHPK në shumën 118,978,015 Lekë, për shkelje të nenit 4, pika 1, gërmat a) dhe c), të ligjit nr. 9121/2003.
III. Gjobitjen e ndërmarrjes MBM SHPK në shumën 66,088,573 Lekë, për shkelje të nenit 4, pika 1, gërmat a) dhe c), të ligjit nr. 9121/2003.
IV. Gjobitjen e ndërmarrjes CACA SHPK në shumën 7,087,994 Lekë, për shkelje të nenit 4, pika 1, gërmat a) dhe c), të ligjit nr. 9121/2003.

V. Monitorimin e tregut të importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike DAP, Nitrat dhe Ure, për një periudhë 1 (një) vjeçare nga data e daljes së këtij vendimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA