Aktori dhe moderatori Florian Agalliu ka rikujtuar sot në “Ëndërrtjerrësit” sesi kaloi nga aktori i “Komuna e Parisit” në ekranin e Top Channel.
Ai tregoi se duke parë Top Channel, i lindi edhe ëndrra për tu bërë aktor. Ai tha se ëndrra e tij ishte të dilte në tv dhe ka vuajtur shumë për të dalë, derisa më vonë u bë moderator.
Agalliu: Ka qenë trampolina më e madhe për të hyrë në treg. Sapo kisha dalë nga shkolla, bën edicionin dhe nuk e dinim, do ishte fat i madh nëse e fitonim dhe do ishim pjesë e serialit. Ka qenë ai brez kur nisa të shoh Top Channelin dhe më lindi ëndrra për tu bërë aktor. I kam parë të gjitha seritë, sesi Bes Kallaku shkoi në Portokalli. E vetmja formë për tu afruar më tv ishte shkolla, studiova dhe ëndrra ime ishte TV. Unë kam vuajtur shumë për të dalë në ekranin e Top Channel.
Top Channel