Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2, një qytetar nga Tirana, 69 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 963 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 61 qytetarë, në këto bashki:

22 në Tiranë, 8 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Vlorë, Gjirokastër, 4 në Fier, nga 2 qytetarë në Shkodër, Berat, nga 1 qytetar në Gramsh, Elbasan, Kolonjë, Korçë, Memaliaj, Përmet, Libohovë, Delvinë, Kavajë, Kamëz, Durrës, Tropojë, Pukë. Janë 463 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë, nga të cilët 3 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 58 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,365 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Mars 2022)

Raste të reja ditore           61

Të shëruar në 24 orë        58

Të shtruar në spitale         16

Humbje jete në 24 orë       1

Testime ditore                   963

Testime totale               1,771,945

Raste pozitive                   273,318

Raste të shëruara               269,365

Raste Aktive                             463

Humbje jete                           3,490

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              207

Fier                  69

Vlorë                66

Gjirokastër      27

Elbasan           21

Korçë              15

Shkodër           14

Kukës              12

Durrës             11

Berat                 11

Dibër                6

Lezhë                4

Top Channel