Majlinda Angoni, ish-kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës, është emëruar në postin e prefektit të Qarkut të Shkodrës.

Ajo ka shërbyer dhe më parë në këtë detyrë, por më 7 shkurt ajo u largua nga Prefektura për të garuar për kryetare të Bashkisë Shkodër.

Në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, Angoni doli e dyta në Bashkinë e Shkodrës. Ajo kishte kundër kandidatin e koalicionit Shtëpia e Lirisë, Bardh Spahia dhe kandidatin e Partisë Demokratike, Xhemal Bushati.

Top Channel