Lufta në Ukrainë/ Navas kryen gjestin e bukur, strehon 30 refugjatë ukrainas në shtëpinë e tij

25/03/2022 15:51

Keylor Navas ka kryer një gjest shumë të bukur. Në Ukrainë po zhvillohet prej ditësh një luftë e përgjakshme. Rusia ka nisur pushtimin ushtarak, teksa vendasit po luftojnë fort në mbrojtje të atdheut të tyre.

Sigurisht që shumë ukrainas kanë vendosur të largohen nga bombardimet, sidomos pleqtë, gratë dhe fëmijët. Bota po shfaq solidarizim të madh me refugjatët e shumtë, teksa Navas i ka surprizuar të gjithë.

Portieri i PSG-së ka vendosur shtëpinë e tij në dispozicion për të mirëpritur refugjatët ukrainas. Sport.es shkruan se 35-vjeçari nga Kosta Rika ka blerë 30 shtretër për të strehuar 30 ukrainas.

Këta njerëz u sollën në Spanjë nga shoqata vullnetare Gracia e Barcelonës, e cila shkoi në kufi, në Krakovia, për të sjellë ushqim dhe për të transportuar qytetarët ukrainas që iknin nga ato zona lufte.

Navas ka akomoduar 30 persona në dhomën e kinemasë në shtëpinë e tij. Ndërkohë, gruaja e tij është vënë në dispozicion të tyre për të përgatitur ushqime dhe rroba, dhe të gjitha gjërat elementare të nevojshme në këtë kohë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA