Pas vendimit të gjykatës, Berisha dhe mbështetësit e tij nxituan të mbledhin komisionin e rithemelimit.

Pas pak minutash drejt partisë demokratike u nisën disa nga deputetët me qëllim për të biseduar me zyrtarët në seli. Pak minuta më vonë, edhe Berisha u nis drejt selisë ku dyert janë të hapura.

Por rezistencën nuk e kanë tek kati i parë si në janar, por tek zyrat e dy drejtuesve që mbetën në seli pas dorëheqjes së Bashës, Gazmend Bardhit dhe Enkelejd Alibeajt.

Pas takimit me ta Berisha doli në sallën e konferencave duke mos e fshehur kënaqësinë e fitores së rikthimit.

Por Alibeaj vijoi rezistencën dhe pak minuta dhe reagoi pak minuta pas Berishës.

Top Channel