22/12 20:40
Shikimet dhe të qeshurat nuk munguan as në puntatën e sotme të Për’puthen nga Efi dhe Mevlani.
Këto situata u vunë re edhe nga moderatorja Bora Zemani e cila kërkon të zbulojë më shumë nga situata e tyre.
Efi tha se “nuk jemi armiq” dhe vetëm kaq duke mos shtuar shumë detaje.
Mevlani nuk ka hequr dorë nga pëlqimi ndaj Efit ndërsa dëshironte të kërcente këngën e tij më të re me të.
Duke qeshur dhe në siklet nga mundësia e refuzimit ai i kërkoi Efit një kërcim.
Efi nuk pranoi duke preferuar ta dëgjojë këngën jo ta kërcejë me Mevlanin.
Situatat midis Mevlanit dhe Efit janë ftohur pas disa debateve që ata kanë pasur.
Këto situata kanë bërë që Efi të fokusohet më shumë tek Samiu, duke zhvilluar më shumë takime.
Top Channel