E dashura e muzikantit 78 vjeçar Mick Jagger po shkruan një roman ‘erotik’ (fotot)

25/03/2022 21:47

E dashura balerinë e këngëtarit veteran Mick Jagger, Melanie Hamrick, është duke shkruar një roman erotik, shkruanin sot mediat amerikane të ‘showbiz’.

35 vjeçarja Hamrick — e cila shoqërohet me vokalistin legjendar të grupit Rolling Stones prej vitit 2014 me të cilin ka dhe një djalë 5-vjecar, raprotohet se po shkruan një roman erotik në lidhje me botën e baletit.

Burimet e mediave thonin se ajo u ka thënë miqve se romani i saj fokusohet në “botën e pisët të prapaskenës së industrisë së vallëzimit”.

Balerina që ka hequr dorë tashmë, thotë për mediat: “Kam punuar në libër prej një viti the jam pranë fundit”.

Hamrick ka kërcyer me Teatrin Amerikan të Baletit prej 15 vjetësh derisa vari këpucët në gozhdë në vitin 2019.

Ndërsa edhe Jagger thuhet se ka tentuar të shkruajë një libër kujtimesh, ndoshta i frymëzuar nga e dashura e tij, por raportohet se iu duk një proces monoton e pa shumë emocione.

“Mendoj se e nisa në vitet ’80-të kur m’u ofruan shumë para, kjo ishte tërheqja më e madhe”, ka thënë për mundësinë e shkrimit të një libri e tij muzikanti 78-vjeçar, në një intervistë me BBC 6 Music News. “E nisa dhe ishte e mërzitshme  nuk e bëja dot dhe ia ktheva paratë botuesve”, ka thënë ai.

Shoku i tij i grupit Keith Richards ka arritur të shkruajë një libër kujtimesh me titull “Life” bashkë me gazetarin James Fox.

FOTO GALERI
1/3
Hamrick ka kërcyer me Teatrin Amerikan të Baletit prej 15 vjetësh derisa vari këpucët në gozhdë në vitin 2019.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA