Do e takojë Lulzim Bashën? Berisha: Ai është i PD-së, nuk do ishte pengesë për mua

25/03/2022 16:24

Sali Berisha, i rikthyer në selinë e Partisë Demokratike, nuk e ka përjashtuar mundësinë e takimit me ish-kryetarin Lulzim Basha.

Ai tha se nëse do e dinte që Basha do ishte në zyrë, do e takonte. Berisha tha se PD është e hapur ndaj çdo demokrati, dhe Lulzim Basha është pjesë e Partisë Demokratike.

Berisha: Sot është një ditë e opozitës e cila është tashmë e gatshme për një betejë të suksesshme ndaj këtij regjimi që po rrënon  financat dhe reputacionin e shqiptarëve.

Sot është një ditë e opozitës e cila është tashmë e gatshme për një betejë të suksesshme ndaj këtij regjimi që po rrënon  financat dhe reputacionin e shqiptarëve.  Vota e lirë në PD do të jetë e garantuar për këtë që do të kandidojë. Në nuk përjashtojmë asnjë njeri edhe sikur kundërshtitë e mia më të mëdha, që kanë qenë me Lulzim Bashën por në rast se do ta dija që ishte në atë zyrë, nuk do të ishte pengesë për mua për ti shkuar ti takuar. Ai është anëtar i PD, jemi të hapur ndaj çdo demokrati.

Top Channel