Dështon mbledhja e Këshillit Bashkiak në Bulqizë, nuk paraqiten kryetari me dy nënkryetarët

25/03/2022 13:24

Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Bulqizë ka dështuar pasi nuk u paraqitën as kryetari i këshillit, as dy nënkryetarët.

Një nga pikat kryesore që do të diskutohej ishte dhënia e ndihmës ekonomike sipas skemës 6% për muajin shkurt 2022.

Në këto kohë kur janë rritur cmimet e produkteve të shportës si pasojë e luftës në Ukrainë, ndihma ekonomike është e domosdoshme për familjet në nevojë.

Top Channel