President Joe Biden visits with members of the 82nd Airborne Division at the G2A Arena, Friday, March 25, 2022, in Jasionka, Poland. (AP Photo/Evan Vucci)

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden, ka takuar ditën e sotme disa anëtarë të Divizionit të 82-të ajror në Rzeszów të Polonisë.

Ai e zhvilloi takimin së bashku me Sekretarin e Mbrojtjes së SHBA, Lloyd Austin dhe zyrtarë të tjerë amerikanë.

“Kjo është një çështje me rëndësi për presidentin që të takohet me këto trupa. Jo vetëm çështje me rëndësi, por kjo ngjarje përcjell edhe një mesazh të fuqishëm, që ka të bëjë me forcimin e pranisë së SHBA-së në NATO dhe Evropë.”- shkruan CNN

Më pas Biden do të marrë një informim mbi gjendjen humanitare ndaj krizës së refugjatëve, të shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA