Berisha kërkoi bashkim, Alibeaj: Jo me ata që cënojnë marrëdhëniet me SHBA-në

25/03/2022 17:17

Enkelejd Alibeaj, doli në konferencë për mediat, ku tregoi se i ka thënë Berishës se asnjë i shpallur non-grata  nuk mund t’i mbrojë interesat e PD.

Teksa Berisha kërkoi bashkim të demokratëve kudo ndodhen. kryetari  komanduar tha se bashkimi i PD do të ndodh vetëm me ata demokratë që nuk cenojnë vlerat dhe marrëdhëniet me SHBA dhe BE.

Alibeaj: Skena të tilla si ato të 8 janarit nuk duhet të përsëritën më. Mendja e njerëzve të kësaj  partie duhet të jetë e hapur dhe të jetë e hapur duhet të pranojmë realitetin dhe realiteti është bashkimi me ato vlera që nuk cënojnë marrëdhëniet me SHBA dhe BE dhe këto vlera nuk hidhen në votim.

Top Channel